Miliona drejt Peqinit/ “Bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai, kishte shumë para…por s’i sillte dot në Shqipëri

Miliona drejt Peqinit/ “Bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai, kishte shumë para…por s’i sillte dot në Shqipëri

Foto ilustruese TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për grupin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine për në vendet e Bashkimit Europian. Në përgjimet që ka siguruar SPAK përmes rrjeteve ku anëtarët e grupit komunikonin, flitet për shuma të mëdha monetare, të cilat arrijnë deri në disa në miliona euro. Një prej personave të dyshuar nga SPAK si pjesë e kartelit shqiptar të drogës jetonte në Paraguai, nga ku sasi të jashtëzakonshme droge niseshin drejt vendeve të BE-së. Në 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë, e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi...