Nuk shkuan në punë, por xhepat i mbushën. 300 mijë euro paga për deputetët veç në Qershor

Nuk shkuan në punë, por xhepat i mbushën. 300 mijë euro paga për deputetët veç në Qershor

Rikthimi në Parlament i deputetëve të legjislaturës së shkuar ishte me jo pak përtesë. Salla plenare thuajse bosh, mungesat e një pjese të mirë të deputetëve, diskutime të vakëta e thuajse asnjë nismë nga ligjvënësit, gjithsesi nuk është reflektuar në pagën e tyre e cila në llogaritë bankare të deputetëve është derdhur e plotë. Raporti financiar i pagave për muajin Qershor, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit tregon se në fakt, pasiviteti që pushtoi jetën parlamentare pas zgjedhjeve nuk i ka penalizuar financiarisht ligjvënësit në ikje. Vetëm 17 deputetë kanë bërë vetëm nga një mungesë gjatë Qershorit dhe u janë hequr nga 10 mijë lekë nga paga. Në total për Qershorin, janë paguar për pagat e deputetëve plot 30,161,365 lekë, ose rreth...