Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarri i afrohet Uzinës së armëve në Poliçan, asnjë ndihmë nga ajri (VIDEO)
Një zjarr vazhdon sot qysh prej ditës së djeshme në qytetin e Poliçanit, për të dytë herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në vendngjarje, në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, kanë shkuar mbrëmë 3 mjete dhe 15 zjarrfikës nga Beratit. Akoma nuk ka ndihmë nga ajri. Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B. Pamjet tregojnë rrugën Mbrakull-Plirëz-Poliçan-Uzina armëve-drejtimi i Malit të Tomorrit. gijotina.com/