Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

Një fëmijë 4-vjeçar, bir i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë pas një goditjeje të rëndë nga i nxehti në Olmedo, provinca e Sasarit. Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit që po pushonin dhe është futur në makinën e familjes, e parkuar nën diellin përvëlues. Fëmija është gjetur pa ndjenja brenda automjetit, ku temperatura kishte kaluar 50 gradë Celsius. Ai është transportuar menjëherë në spitalin “Santissima Annunziata” në Sasar, e më pas dërguar me urgjencë në spitalin “Gemelli” në Romë. Megjithë përpjekjet mjekësore, ai ndërroi jetë mëngjesin e 11 gushtit, pas disa ditësh në koma për shkak të dëmtimeve të parikuperueshme në tru. Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për të sqaruar rrethanat...