Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kurti takon zyrtarin gjerman, bisedojnë për ekonominë, integrimin evropian dhe sfidat rajonale
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, u takua mbrëmë me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Takimi u fokusua në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe investimeve të huaja, zhvillimet politike në vend, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian. Kurti theksoi performancën ekonomike pozitive të gjashtëmujorit të parë të vitit, rezultatet e politikave të punësimit dhe angazhimin për të drejtat dhe mirëqenien e pakicave. Ai shprehu edhe shqetësimin për ndikimin e fushatave dezinformuese dhe lajmeve të rreme në shoqëritë demokratike. Kryeministri falënderoi Reiffenstuel për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës./KultPlus