Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mbi 45 mijë pushues u paraqitën në 36 Qendrat Shëndetësore Verore që prej qershorit
‘Nga 1 qershori deri më 10 gusht, në shkallë vendi 45,718 pushues janë paraqitur pranë 36 Qendrave Shëndetësore Verore, ku 223 mjekë dhe infermierë janë në gatishmëri 24/7 për të garantuar kujdes shëndetësor në çdo cep të bregdetit dhe zonave turistike malore’. Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ku ndër të tjera ka shprehur mirënjohjen për ekipin shëndetësor që shërben me përkushtim, humanizëm dhe profesionalizëm, çdo ditë Ajo është ndalur edhe në Qendrën Shëndetësore Verore të Golemit, ku në postim ministrja shkruan: ‘Në Qendrën Shëndetësore Verore të Golemit, doktoreshë Inida dhe infermier Serxho janë çdo ditë në shërbim të pushuesve. Që prej nisjes së sezonit turistik, këtu janë ofruar rreth 3300 vizita dhe konsulta mjekësore’, shkruan Koçiu.