“Hapësira ime Publike”, shqiptarët vërshojnë me denoncimet, 3300 ankesa brenda 2 ditëve të para

“Hapësira ime Publike”, shqiptarët vërshojnë me denoncimet, 3300 ankesa brenda 2 ditëve të para

Portali TIRANE- Në pak më shumë se një ditë u zhvillua një platformë online e dedikuar për raportimin e zaptimit të paligjshëm të hapësirave publike, dhe reagimi i qytetarëve shqiptarë ka qenë i menjëhershëm. Kryeministri Edi Rama prezantoi portalin “Hapësira ime Publike”, një mjet digjital që synon të ndihmojë qytetarët të dokumentojnë rastet e shkeljeve dhe të nxisë reagimin e shpejtë të institucioneve përkatëse. ZËRI vëzhgoi denoncimet në këtë platformë të re, ku rezulton se 3300 denoncime janë dërguar nga përdorues brenda 48 orëve të para, me disa prej tyre që kanë marrë zgjidhje të menjëhershme, ndërkohë që shumë të tjera janë ende në proces trajtimi. Megjithëse lokacionet e sakta të këtyre raportimeve nuk janë të detajuara në portal, harta e përfshirë tregon se problematika...