Durrësi tejkalon Tiranën për dhunë në familje, 85% e rasteve nga zona rurale e periferike

Durrësi tejkalon Tiranën për dhunë në familje, 85% e rasteve nga zona rurale e periferike

Durrësi ka kaluar Tiranën për numrin e rasteve të dhunës në familje gjatë periudhës janar – korrik 2025, duke shënuar 995 raste të regjistruara, përballë 559 rasteve në kryeqytet, sipas të dhënave zyrtare të mbledhura nga gjykatat përkatëse. Kur shifrat vendosen në raport me popullsinë, rezulton se norma e dhunës në Durrës është mbi pesë herë më e lartë se në Tiranë. “Ky nuk është një fenomen i ri, por i trashëguar dhe për fat të keq mendoj se do vijë të jetë. Sot janë strukturat të tilla që viktimat ndihen disi më të mbështetura, por nuk jemi ende në nivelet ku ato marrin mbështetjen e duhur, por ka përmirësim. Kjo nxit edhe rritjen e rasteve të denoncimeve të dhunës. Po trajtohen me seriozitet maksimal...