“Lumi” i parave të drogës, përgjimet zbulojnë sesi hynin miliona euro në Shqipëri

“Lumi” i parave të drogës, përgjimet zbulojnë sesi hynin miliona euro në Shqipëri

Organizata kriminale e drejtuar prej Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, të goditur së fundi gjatë një operacioni të kordinuar nga SPAK me Europol, rezulton se kanë trafikuar drejt Shqipërisë miliona euro. Në dosjen hetimore të siguruar nga ABC News, dalin bisedat mes anëtarëve të kësaj organizate, teksa flasin për sjelljen e shumave të konsiderushme parash, shifra kto që arrijnë deri në 1 milion euro kesh në një rrugë të vetme. Në komunikimet, që SPAK ka administruar nga aplikacioni Sky ECC, në tetor të vitit 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ervisi e vë në dijeni Ardjanin...