Komandanti i zjarrfikëses së Delvinës në spital me plagë djegieje

Komandanti i zjarrfikëses së Delvinës në spital me plagë djegieje

Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë ka marrë plagë djegieje pasi ishte pjesë e operacionit për shuarjen e flakëve në fshatin Blerimas. Vatra e zjarrit ka qenë afër një pularie.  Edhe pse ishte pushim ai ka vendosur të paraqitet në përpjekje për të të shuar zjarrin. Mësohet se ka marrë djegie në dorë dhe këmbë. Menjëherë është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, nga ku është transportuar mandej në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.  Nga burime paraprake nga zjarri i papritur në Blerimas u dogjën 100 rrënjë ullinj.