Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha vijon akuzat për çështjen McGonigal: Dumani është bërë mburojë e Ramës
Sali Berisha ka denoncuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani i cili sipas tij ka mbrojtur kryeministrin Edi Rama duke mos hapur dosjen McGonigal. Ai tha se McGonigal u kontraktua nga Edi Rama, por kreu i SPAK hesht për këtë çështje. “Jam këtu për të denoncuar publikisht, Altin Troplinin, për heshtjen dhe mburojën e tij, mbrojtjen e tij, të Edi Ramës, Agron Nezës dhe Dorian Duçkës, duke mos hapur dosjen McGonigal. McGonigal, një armik i egër i presidentit aktual Donald Trump. Një nga njerëzit më kryesorë në aferën e dosjes së mashtrimit të madh rus, i njohur për këto botërisht, për të cilin 2 javë më parë FBI rihapi dosjen, edhe njëherë, konkretisht, për McGonigalin, Altin Troplini hesht si fija e barit. Paçka se, McGonigal u...