“Ju besoj dritën e syve të mi…” Mesazhi prekës i gazetarit palestinez që u vra nga Izraeli

“Ju besoj dritën e syve të mi…” Mesazhi prekës i gazetarit palestinez që u vra nga Izraeli

Gazetari i Al Jazeera-s, Anas al-Sharif, i cili u vra nga një sulm izraelit mbi tendën e gazetarëve në qytetin e Gazës, ka lënë një testament dhe mesazh të fundit prekës, ku i bën thirrje botës të mos harrojë Gazën e rrethuar dhe popullin palestinez. Në testamentin e tij, i publikuar në rrjetet sociale pas vrasjes të dielën, al-Sharif shkruante se kishte dhënë “çdo përpjekje dhe gjithë forcën time për të qenë mbështetje dhe zë për popullin tim”. “Shpresa ime ishte që Allahu të më zgjaste jetën që të kthehesha me familjen e të dashurit e mi në qytetin tonë të origjinës, Asqalanin (Al-Majdal) e pushtuar. Por vullneti i Allahut erdhi i pari dhe urdhrit të Tij i binda. Kam jetuar dhimbjen në çdo detaj...