Takim Osmani-Reiffenstuel: Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani

Takim Osmani-Reiffenstuel: Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë tek procesi i konstitutimit të parlamentit. Presidentja Osmani vuri theksin te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik, si dhe fuqizimi i pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të thellë me Qeverinë e Kancelarit Merz dhe vlerësoi rolin jetik të Gjermanisë në mbrojtjen e vlerave demokratike, unitetit transatlantik dhe sigurisë evropiane, transmeton KultPlus. Osmani nënvizoi se Gjermania mbetet shtyllë strategjike për Kosovën në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit. Ajo kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të...