Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Kam shumë lekë në Holandë, nuk po i nis dot”/ Trafikuan 28 tonë kokainë në BE, detaje nga karteli i parë shqiptar
Foto ilustruese TIRANË- Të dielën para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u paraqitën të arrestuarit e deritanishëm të asaj që konsiderohet “karteli i parë shqiptar i narkotrafikut”. Ata akuzohen për sasi jashtëzakonisht të mëdha të trafikimit të kokainës, një çështje që po hetohet nga SPAK. Në fokus të hetimeve janë dy ngarkesa të mëdha: 11.6 ton kokainë të transportuara nga Paraguaji në Belgjikë, konkretisht në portin e Anversit, dhe 16.4 ton të tjera nga Paraguaji në Gjermani, në Hamburg. Euronews Albania ka siguruar dosjen voluminoze të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, të cilat kanë nisur që në vitin 2023 dhe janë referuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). “Më datë 24.08.2023, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë referuar informacion se disponojnë...