Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Projekti për Akademinë e Forcave të Armatosura me të gjitha standardet e NATO-s (FOTO)
Akademia e Forcave të Armatosura Shqiptare do të ketë një kampus të ri që do të përmbushë të gjitha parametrat e NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga projekti e këtij kampusi, që është hartuar nga kompania ndërkombëtare “Bofill Taller de Arquitectura”. Kampusi do të përfshijë hapësirë akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese. “Modernizimi i infrastrukturës ushtarake nëpërmjet investimeve të Qeverisë Shqiptare po prek çdo qelizë të Forcave të Armatosura, bazuar në standardet më moderne të Aleancës. Ky është projekti shumëfunksional i Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar nga kompania me famë botërore “Bofill Taller de Arquitectura”, që reflekton një frymë të re arkitekturore ku shkrihen mes tyre zonat akademike, stërvitore, sportive, logjistike dhe komanduese, për ta zhvendosur kampusin akademik drejt konceptit bashkëkohor...