Koçiu nga Golemi: Në 36 qendrat verore, shërbim shëndetësor falas

Koçiu nga Golemi: Në 36 qendrat verore, shërbim shëndetësor falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në qendrën shëndetësore verore Golem, një nga 36 qendrat e hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave me fluks të lartë pushuesish. Gjatë vizitës, ministrja vlerësoi punën e stafit mjekësor dhe infrastrukturën e vënë në dispozicion për të përballuar fluksin e vizitorëve në muajt e verës, duke theksuar rëndësinë e këtyre strukturave për ofrimin e një shërbimi të shpejtë, efektiv dhe sa më pranë qytetarëve. “Jo pa arsye kemi vendosur që të 36 qendrat shëndetësore verore që kemi hapur këtë vit gjatë sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë, afër vijës bregdetare apo aty ku ka densitet edhe fluks pushuesish, pikërisht për të shmangur ecejaket nëpër struktura spitalore, për kërkesat dhe nevojat që mund të...