“Krim mjedisor”/ Braçe publikon pamjet, koshat e mbeturinave ngjitur me qendrën shëndetësore në Selitë: Papërgjegjshmëri e bashkisë!

“Krim mjedisor”/ Braçe publikon pamjet, koshat e mbeturinave ngjitur me qendrën shëndetësore në Selitë: Papërgjegjshmëri e bashkisë!

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një krim mjedisor në zonën e Selitës në kryeqytet. Ai ka publikuar një video nga qendra shëndetësore, pranë së cilës ndodhen koshat e mbeturinave. “Në këtë qytet, po nuk u çmende, është fat! Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e bashkisë që instiston të mbajë koshat e plehrave në derë të qendrës shëndetësore, postës e kopshtit 4. Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu! Në këtë qytet është e kot të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh, sepse gjithkush me shumë pushtet për të vendosur koshat, më pak pushtet për të hedhur mbetjet e veta, nuk dëgjon”. Braçe propozon të shikohen kamerat e të gjobitet individi i papërgjegjshëm. Top Channel