“Demokracia vdes në errësirë”, gazetarë e punonjës të Focus Media News sërish në protestë

“Demokracia vdes në errësirë”, gazetarë e punonjës të Focus Media News sërish në protestë

Pamjet nga protesta TIRANË- Më 11 gusht 2025, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ekzekutoi një vendim të papritur dhe të diskutueshëm për të shembur urën lidhëse mes ndërtesës së Neës24 dhe redaksisë së Panorama TV. Ky tunel, shërbente si nyja kyçe teknike për lidhjen e serverave dhe pajisjeve të transmetimit të Neës24, u konsiderua e paligjshme nga autoritetet, pavarësisht kontratës së ndërtesës që kishte vlefshmëri deri në vitin 2033. Shembja e kësaj strukture shkaktoi menjëherë ndërprerjen totale të sinjalit të Neës24, duke lënë kanalin informativ jashtë ajrit dhe duke dëmtuar rëndë infrastrukturën teknike dhe financiare të grupit mediatik të njohur, i cili përfshin edhe Balkanëeb, Panorama dhe Gazetën Shqiptare. Ky akt u perceptua nga shumica e punonjësve dhe opinionit publik si një goditje e...