Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin
Përpjekja për të ndihmuar vëllain, duke i fshehur provat për një ngjarje të datës 5 korrik, ku Edison Pemaj akuzohej për kanosje të një personi, i ka kushtuar shtrenjtë një efektivi policie, me detyrë pranë Komisariatit Nr.4 në kryeqytet. Ai akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. AMP bën me dije se efektivi dhe një person tjetër kanë tentuar që të fshehin provat materiale me qëllim lehtësimin e pozitës së të arrestuarit. Në detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë vendi është lënë edhe personi tjetër i akuzuar, shtetasi E. D. Edison Pemaj, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Elbasanit, u arrestua më 5 korrik pasi u jepte para me fajde personave të ndryshëm...