Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tiranë/ Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, vdes punëtori 66-vjeçar
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në zonën e Kinostudios. Viktima, i identifikuar si Rrahman Mija, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia njoftoi se një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie dhe për të dokumentuar rastin. Kjo ngjarje e rëndon edhe më tej bilancin e aksidenteve në punë në Shqipëri, i cili mbetet problematik. Sipas të dhënave të fundit nga Inspektoriati i Punës, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, 99 punonjës janë aksidentuar, ndërsa 20 prej tyre kanë humbur jetën. Ky numër përfaqëson një shifër alarmante: një në pesë punonjës të aksidentuar...