Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Moment historik për Shqipërinë: Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban në shtator mbledhjen e radhës në Tiranë
Më 11 shtator, Tirana do të presë për herë të parë në historinë e saj mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, organi më i lartë drejtues i futbollit europian. Ky takim zyrtar pritet të jetë një moment i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit, ku do të merren vendime strategjike që ndikojnë në zhvillimin e sportit në rajon dhe më gjerë. Ky event përbën një arritje të madhe për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe vendin tonë, duke theksuar edhe më tej pozicionin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare të futbollit. Agjenda e mbledhjes dhe temat që do të diskutohen do të bëhen publike disa ditë përpara eventit, përmes komunikimeve zyrtare për mediat dhe opinionin publik. Në të kaluarën, Shqipëria ka qenë mikpritëse e disa aktiviteteve të...