Festivali “Nona”, tradita e përvitshme kushtuar gjysheve mikpritëse përmetare

Festivali “Nona”, tradita e përvitshme kushtuar gjysheve mikpritëse përmetare

Edicioni i pestë i Festivalit “Nona”, gjallëroi fundjavën e Përmetit, duke mbledhur aty një numër të madh këngëtarësh e instrumentistësh të cilët ia shtuan harenë festës. Festivali “Nona”, i kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, si një hapësirë ku promovohen kulinaria, vlerat dhe burimet e shumta të të gjithë zonës, u bë shkak që në qytet të mblidheshin një numër i madh vizitorësh vendas e të huaj. Pjesëmarrësit në këtë festë me shumë energji pozitike këtë vit ishin edhe nga Vlora, Durrësi, Kosova etj. Të pranishme tek “Nona” e Përmetit ishin edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, të cilat përgëzuan organizatorët e kësaj feste që tashmë i ka kapërcyer kufijtë e një feste lokale, si dhe veçanërisht kryetaren...