Operacion antidrogë/ Shpërndante kokainë në doza, arrestohet nga policia (EMRI)

Operacion antidrogë/ Shpërndante kokainë në doza, arrestohet nga policia (EMRI)

Në pranga kanë rënë edhe Fatmir Jonuzi dhe Anest Meshini, konsumatorë të lëndës narkotike. Dhionis Proko ka rënë në prangat e policisë pasi merrej me shpërndarjen e kokainës në doza në Përmet. Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua një natë më parë në vendin e quajtur Parku me Pisha. Gjatë këtij aksioni blutë sekuestruan 15 doza kokainë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.