Rama paralajmëron zjarrvënësit: Do përballen me ligjin, në kodin e ri penal do ta barazojmë me vrasjen

Rama paralajmëron zjarrvënësit: Do përballen me ligjin, në kodin e ri penal do ta barazojmë me vrasjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve me të cilën po përballet vendi. Ai është shprehur se zjarrvënia e qëllimshme është jo vetëm krim, por edhe tradhti ndaj tokës dhe të ardhmes së fëmijëve. Përmes pamjeve nga dronët e Forcave Ajrore “Bayraktar”, ku është evidentuar një rast që dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme, kryeministri ka deklaruar se policia është në terren për të çuar përpara drejtësisë çdo person që luan me flakët. “Në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal,” përfundon reagimin e tij kreu i qeverisë. /vizionplus.tv