Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza’, UNICEF jep alarmin: Nga shkurti në qershor shifrat janë trefishuar
Mbi 12,000 fëmijë në Gaza janë aktualisht të kequshqyer. Kjo është bërë e ditur nga UNICEF, i cili raporton se kjo është një shifër rekord mujore, që përfaqëson një rritje dramatike dhe të vazhdueshme që nga fillimi i vitit. Sipas organizatës së OKB-së së shkurt 2,000 fëmijë vuanin nga kequshqyerja akute në Gaza dhe deri në qershor kjo shifër ishte trefishuar, ndërsa tani është pothuajse dyfishuar sërish. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë e cilëson këtë zhvillim shqetësues dhe bën thirrje për ndihmë urgjente ushqimore, për të shmangur humbjen e mëtejshme të jetëve të fëmijëve. “Kjo është një provë e qartë se kequshqyerja po përshpejtohet me shpejtësi, duke i vënë jetët e të rinjve në rrezik të madh. Ritmi i këtij përkeqësimi është alarmues....