J.D. Vance: SHBA-të duan një takim Trump-Putin-Zelenskyy

J.D. Vance: SHBA-të duan një takim Trump-Putin-Zelenskyy

Volodymir Zelenskyy dhe Donald Trump SHBA- Edhe 4 ditë kanë mbetur nga takimi i Donald Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Alaska. Por dikush mungon dhe është presidenti ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance iu përgjigj kritikave të aleatëve evropianë që po ushtrojnë presion që edhe Zelenskyy të marrë pjesë në samitin SHBA-Rusi. “Një nga pengesat më të rëndësishme është se Vladimir Putin tha se nuk do të ulej kurrë në të njëjtën tryezë me Zelenskyy-n, udhëheqësin ukrainas, dhe presidenti (Trump) ishte në gjendje ta ndryshonte këtë,”- tha J.D. Vance gjatë një interviste me rrjetin televiziv konservator Fox Neës.  Ndërkohë shtoi: Qeveria amerikane po punon për të arritur këtë takim dhe për të caktuar vendin dhe datën se kur këta tre udhëheqës mund...