Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Hapet tenderi për rikualifikimin e hyrjes Shirokë–Shkodër, Benet Beci: Nga premtimi në terren, për fjalën e mbajtur
Hapet tenderi për projektin e rikualifikimit të hyrjes Shirokë–Shkodër, i prezantuar gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Kryebashkiaku Benet Beci shprehet që ky është një premtim i mbajtur për fjalën e dhënë më 11 maj. “Ky investim madhor, me një fond limit prej 374 milionë lekësh (rreth 3.7 milionë euro), do të transformojë plotësisht hyrjen nga Shiroka, duke e kthyer në një hapësirë moderne dhe atraktive për banorët e vizitorët. Projekti përfshin:• Sistemim pedonal përgjatë lumit Buna, duke krijuar shëtitore të reja për ecje dhe çiklizëm;• Ndërtimin e një shtegu shkallare drejt malit të Taraboshit, që përfundon në një ballkon panoramik me pamje të plotë të qytetit dhe kalasë së Rozafës;• Krijimin e hapësirave rekreative në zonën pranë urës së këmbësorëve mbi Bunë, përfshirë sheshe, pergola...