Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trafik i rënduar Tiranë – Milot – Lezhë, 20 km vargu i makinave
Nuk është as fundjavë, por trafiku i rënduar nga Tirana për në Lezhë të bllokon në rrugë për orë të tëra. Vargu i makinave ka shkuar deri në 20 km dhe lëvizet vetëm me disa metra e jo me kilometra.Policia rrugore nuk duket askund për të lehtësuar lëvizjen. Makinat janë jo për dy por për tre korsi duke bllokuar njera tjetrën. Siç shihet edhe nga pamjet, aksi Milot – Lezhë është kthyer në kaos makinash në përpjekje për të vazhduar ecjen. Sezoni turistik është në pikun e tij dhe trafiku i makinave e pengon lëvizjen edhe në fillim jave.