Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

Një 66-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht teksa po punonte në një firmë ndërtimi në Tiranë. Viktima është identifikuar si Rrahman Mija. 66-vjeçari ka rënë nga lartësia e kantierit të ndërtimit ku po punonte në zonën e Kinostudios dhe për pasojë ka humbur jetën. “Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.”, njofton policia.