Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

Zjarret, Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

Prej disa javësh Shqipëria vijon betejën me vatrat e zjarreve, shumica e të cilave janë të qëllimshme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet një person i cili është duke ndezur zjarr. Teksa publikon pamjet e kapura nga dronët e Forcave Ajrore, Rama thotë se “të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.” Më tej, kryeministri shkruan; “Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.” Postimi i kryeministrit Rama Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës...