Video/ Zjarret në vend, reagon Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

Video/ Zjarret në vend, reagon Rama: Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal

‘Zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal’- kështu ka paralajmëruar sot kryeministri Edi Rama. Edi Rama: Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.   Top Channel