Aksident i rëndë në Hamallaj, humb jetën 70-vjeçari që u përplas nga makina

Aksident i rëndë në Hamallaj, humb jetën 70-vjeçari që u përplas nga makina

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Hamallaj të Durrësit. Rreth orës 09:50, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. I., 57 vjeç, përplasi këmbësorin Gj. B., 70 vjeç. I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve...