Digjet makina e parkuar në Korçë, zjarri dyshohet i qëllimshëm. Nisin hetimet

Digjet makina e parkuar në Korçë, zjarri dyshohet i qëllimshëm. Nisin hetimet

Foto ilustruese KORÇË- Një automjet i parkuar është djegur në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm lagjen nr.10 të qytetit. Mjeti tip "BMW X5" me targa AB262AC që mori u përfshi nga flakët është në pronësi të Sterjo Gërmenjit. Sipas njoftimit të parë të Policisë, zjarri e ka djegur pjesërisht makinën, ndaj edhe dyshohet që të ketë qenë i qëllimshëm. Për këtë arsye kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota. Njoftimi i Policisë Korçë: Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S. G.. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen...