Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 38 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 14 janë aktive
NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES: Situata e zjarreve në rang vendi Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive. Aktualisht vatrat aktive janë në: *Qarku Vlorë. Në bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Gjatë ditës është riaktivizuar vatra e zjarrit brenda fshatit Krongj. Është bërë evakuimi i banorëve. Në vendngjarje ndodhen 2 automjete zjarrfikëse të MZSH, 1...