Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Situata kritike nga zjarri në Finiq, digjen disa banesa në fshatin Leshnicë e poshtme
Zjarri masiv që ka rënë në rajonin e Finiqit vazhdon të jetë jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme serioze në fshatin Leshnicë e Poshtme dhe duke kërcënuar Leshnicën e Sipërme. Raportohet se flakët, të cilat filluan një javë më parë në Dhivër të Delvinës, kanë djegur tashmë disa banesa në Leshnicë, ndërsa banorët janë evakuuar në kohë, pa pasur fatkeqësisht asnjë të lënduar. Situata është përkeqësuar ndjeshëm nga erërat e forta, të cilat po ndihmojnë në përhapjen e shpejtë të zjarrit në terrene të vështira, duke e bërë të pamundur kontrollin e tij vetëm nga toka. Forcat zjarrfikëse dhe autoritetet në terren po punojnë pa pushim, por terreni i thyer po e vështirëson ndjeshëm punën e tyre. Përballë rrezikut, në mbështetje të forcave në terren është...