Situatë alarmante me zjarret: 38 vatra në 24 orë, evakuime dhe ndërhyrje ajrore

Situatë alarmante me zjarret: 38 vatra në 24 orë, evakuime dhe ndërhyrje ajrore

Shqipëria vijon të jetë nën një situatë kritike për shkak të zjarreve masive, me 38 vatra të reja të evidentuara në 24 orët e fundit, nga të cilat 14 janë aktualisht aktive në disa qarqe të vendit. Raporti ditor i Agjencisë së Mbrojtjes Civile thekson se përballimi i flakëve po bëhet me angazhim të madh të forcave operacionale, duke përfshirë ndihmë ndërkombëtare dhe evakuime të banorëve. Vatra më problematike mbetet në Qarkun e Vlorës, ku zjarri ka avancuar në fshatin Krane dhe Leshnicë e Poshtme në bashkinë Finiq. Për shkak të rrezikut, banorët janë evakuuar. Në operacionin gjigant janë angazhuar qindra efektivë të zjarrfikësve, Policisë, Forcave të Armatosura dhe vullnetarë, ndërsa nga ajri po ndihmon edhe një avion kroat Canadair. Gjithashtu, zjarre aktive raportohen në...