Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë
Përpjekja për të ndihmuar vëllain duke mbuluar një ngjarje të datës 5 korrik, ku ky i fundit akuzohej për kanosje të një personi, i ka kushtuar shtrenjtë një efektivi policie, me detyrë pranë Komisariatit Nr.4 në kryeqytet. Pas hetimeve të thelluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është provuar se inspektori ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, ku i përfshirë ka qenë vëllai i tij. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e...