Hazir Reka, mjeshtri i fotografisë që ruan historinë e Ferizajt në imazh

Hazir Reka, mjeshtri i fotografisë që ruan historinë e Ferizajt në imazh

Ferizaj ka mirëpritur ekspozitën personale të mjeshtrit të fotografisë dhe “Nderit të Qytetit”, Hazir Reka, një ngjarje kulturore që bashkoi artdashës, miq e bashkëqytetarë për të parë nga afër punën e tij të vyer. Fotografitë e Rekës janë dëshmi vizuale të historisë së përjetuar bashkë nga ferizajasit nga ngjarjet e mëdha historike e kulturore, te përditshmëria e thjeshtë e njerëzve të zakonshëm. Përmes objektivit të tij, Reka ka ruajtur jo vetëm imazhe, por edhe emocionet, atmosferën dhe frymën e kohës, duke ndërtuar një arkiv të gjallë që do t’i shërbejë brezave të ardhshëm. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e vlerësoi lart kontributin e fotografit, duke e quajtur punën e tij një pasuri kulturore të qytetit: “Fotografitë e Hazirit janë kujtesa jonë e përbashkët....