Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kërkon lirinë, caktohet data kur do shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës
Gjykata e Posaçme cakton datën 13 gusht, ora 10:00, ditën kur do të shqyrtohet kërkesa e Ilir Metës, i cili ka kërkuar heqje të masës arrest në burg, me masë më të butë sigurie. Seanca do të mbahet nga gjyqtari Erjon Çela. Kujtojmë se javën e kaluar gjyqtari i gatshëm Erjon Bani shpalli moskompetencën. Ilir Meta përmes avokatit insistoi se kërkesa e tij duhet shqyrtuar nga gjyqtari i çështjes e po ashtu duhet të jenë të pranishëm dhe njëri nga prokurorët e dosjes.