Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO

Në mes të sezonit, turistët zgjohen të tronditur nga shëpthimi i 32 kg tritol në Vlorë – VIDEO

Një objekt tre katësh është shembur mëngjesin e sotëm, në mes të sezonit turistik, me shpërthim të kontrolluar nga IKMT në zonën e Radhimës pasi ishte ndërtuar pa leje. Për shembjen e objektit janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është vendosur 32 kilogramë lëndë plasëse. Shpërthimi u krye rreth orës 07:30 duke shkaktuar në re të madhe pluhuri dhe panik tek pushuesit të cilët po flinin gjumë në atë orë të hershme të mëngjesit dhe janë zgjuar të tronditur duke mos e ditur se çfarë po ndodh. Ndërkohë, në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit. Kryeministri Rama ka postuar në Facebook me krenari të madhe videon e shembjes...