Çipet me IA, sa përfitojnë SHBA-të nga marrëveshja e shitjeve në Kinë me gjigantët e teknologjisë

Çipet me IA, sa përfitojnë SHBA-të nga marrëveshja e shitjeve në Kinë me gjigantët e teknologjisë

Gjigantët Nvidia dhe AMD do t’u paguajnë SHBA-ve 15% të shitjeve në Kinë të çipeve të tyre me Inteligjencë Artificiale të avancuar, thonë burime për New York Times. Të mërkurën, CEO i Nvidia, Jensen Huang, arriti një marrëveshje me Trump në Shtëpinë e Bardhë për t’i  dhënë përqindjen e shitjeve në Kinë qeverisë federale, në një dakordësi të paprecedentë që i bën SHBA-të partnere të këtyre dy kompanive teknologjie në operacionet e tyre në tregun aziatik. Dy ditë pas firmosjes së marrëveshjes, Departamenti i Tregtisë nisi të lëshonte licenca për çipet me IA të  Nvidia, H20. Një muaj më parë, kompania ishte autorizuar që të shiste pjesën më të madhe të çipeve në Kinë, por nuk  kishte marrë licencat për shitjen e kësaj teknologjie të avancuar dhe thelbësore...