Ngrohja globale, Shqipëria e pambrojtur nga pasojat

Ngrohja globale, Shqipëria e pambrojtur nga pasojat

Bota po digjet. Fjalë për fjalë. Kontinentet përvëlohen nga valë të pazakonta të të nxehtit, liqenet po thahen, dhe moti që dikur ishte stinë, tashmë është një lojë e paparashikueshme. Në hemisferën veriore, vera e vitit 2024 shënoi rekorde të reja për temperaturat ekstreme. Në qytetet e mëdha, betoni nxehet si furrë, ndërsa pyjet, dikur mushkëritë e gjelbra të planetit, po pakësohen me një ritëm alarmues. Kjo është epoka ku ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim, por realitet. Në këtë peizazh global, Shqipëria mund të duket si një pikë e vogël në hartë. Kontributi ynë në emetimet globale të karbonit është i papërfillshëm. Por ky fakt nuk na shpëton nga pasojat. Përkundrazi. Shqipëria është një nga vendet në Europë që pritet të përjetojë nivelin më...