Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Rikthehet energjia në një pjesë të Velipojës, si shkak i një defekti, mungoi për disa orë në plazhin e njohur
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Pas angazhimit të të gjitha strukturave të OSHEE-së dhe OST-së është bërë i mundur riparimi i defektit të rëndë në nënstacionin e Bushatit duke rikthyer energjinë në zonën e qendrës në plazhin e Velipojës. I mirëkuptoj të gjithë pushuesit për shqetësimin e ngritur, që më kanë kontaktuar edhe personalisht për këtë çështje, por që pas një angazhimi maksimal është zgjidhur. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!