Temperaturat sot mbi 40 gradë. Për fikjen e zjarreve mbërriten edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Temperaturat sot mbi 40 gradë. Për fikjen e zjarreve mbërriten edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Sot fillon tmerri i temperaturave të larta. Parashikohet se do jenë mbi 40 gradë në hije. Tirana. Elbasani, Gjirokastra e Berati parashikohet se mund të kapin edhe 44 gradë. Kujdesi duhet nga ora 11.00 deri në 17.00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Ndërkohë situata e zjarreve po vjen duke u vështirësuar prej temperaturave të larta, por edhe nga zjarrvëniet e qëllimshme. Në bazën ajrore të Kuçovës janë shtuar numri i helikopterëve për të fikur zjarret. Mësohet se kanë ardhur në ndihmë edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.