Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ndaloni heshtjen e shtypit’: Organizata ndërkombëtare thirrje urgjente për të mbrojtur lirinë e medias në Shqipëri
Pas veprimeve të qeverisë Rama ndaj "Fokus Media Grup", organizata ndërkombëtare Avaaz ka shprehur një shqetësim të thellë lidhur sulmin ndaj lirisë së shtypit në vend me mbylljen e sinjalit të News24 ditën e shtunë, teksa ka nisur mbledhjen e firmave online për një peticion. Organizata e ndërkombëtare thekson se kjo nismë e qeverisë Rama nuk është e para, pas asaj ndaj Agon Channel dhe Ora News, dhe se të tilla sulme ndaj medias cënojnë rëndë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Peticioni: Ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për veprimet e fundit të ndërmarra kundër Focus Media Group në Tiranë, të cilat synojnë kanalin televiziv News24. Në orët e para të 9 gushtit 2025, Policia e Shtetit rrethoi ndërtesën, ndërpreu furnizimin me energji elektrike dhe e hoqi News24 nga...