Plazhet bosh prej çmimeve të larta, Rama: Një pjesë e bizneseve po i bëjnë gropën vetes

Plazhet bosh prej çmimeve të larta, Rama: Një pjesë e bizneseve po i bëjnë gropën vetes

Kryeministri Rama për herë të parë pranon në mes të gushtit atë që shumë shqiptarë dhe turistë e kanë vërejtur prej kohësh. Plazhet janë bosh dhe situata nuk është aspak siç është pritur. Në një reagim ne Facebook, kryeministri paralajmëron masa radikale për vitin e ardhshëm, për të cilat do të flasë në shtator. Sipas Ramës, bizneset nuk po mendojnë strategjikisht, por po i bëjnë gropën vetes. “E fundit që kam është që rilindja urbane 2.0 është një program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është një aksion, nuk është një sulm veror dhe ata që thonë që po, pse nuk e lije dot për në dimër, iu them jo, nuk e linim dot për në dimër....