Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5%

Më pak turistë shqipfolës, por sezoni në Durrës nuk lëkundet, ndonëse rezervimet bien 5%

Përkundër një rënieje deri në 5% të rezervimeve individuale në muajt korrik dhe gusht, sezoni turistik në Durrës po zhvillohet me ritme të mira.Operatorët turistikë mbeten optimistë, pasi kontratat me tur-operatorë të huaj dhe zgjatja e sezonit deri në nëntor pritet të balancojnë bilancin përfundimtar, duke e bërë sezonin pozitiv në tërësi.Blerim Norja, kryetar i Shoqatës së Strukturave Akomoduese Durrës–Kavajë, thotë se mungesa më e madhe është ndier nga segmenti i turistëve të diasporës, të cilët zakonisht prenotojnë në minutat e fundit.“Ta marrësh në përgjithësi, sezoni është i mirë, por pritshmëritë kanë qenë më të larta. Ka pasur një vakum në muajin korrik të klientëve ‘last minute’, ose të quajtur ndryshe klientët e diasporës, të cilët janë prezent çdo sezon në Shqipëri,” u shpreh ai.Sipas...