Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Tetovë, një person humb jetën

Shkëmbim zjarri mes dy automjeteve në Tetovë, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri mes dy automjeteve në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ku pas shkëmbimit të armëve mes personave në dy automjete, ndodhi edhe një aksident trafiku. Të dy automjetet u larguan nga vendi i ngjarjes, njëri drejt rrugës “113” dhe tjetri në drejtim të panjohur. Sipas raportimeve automjeti që u drejtua drejt rrugës “113” ishte një “Ford Fiesta” me targa të Tetovës, por gjatë kontrollit u konstatuan targa të çregjistruara, në pronësi të E.M., 19 vjeç nga fshati Gajre i Tetovës. Në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” u gjet një “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të...