Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Fjala
Poezi nga Martin Camaj, prej vëllimit poetik “Palimpsest” Në fjalë sqarohet qiell e dhé bashkë: ajo âshtë një strajcë e në tê mundemi me bartë stinët e motit, akull e zjarm. Pa atê, një lëvizje në ftyrë, buzëqeshja, do të vështrohej si një grimasë. Për një kukuk! dhe qyqja shndërrohet me gjithë pupla në drû e del e i këndon kohës n’orën e murit: këndej nis edhè muzika e lidhet me dritën e gjithësisë, dashuninë, pa krahasim me asnjë fjalë tjetër./KultPlus.com