Netanyahu diskuton me Trumpin për Gazën/ Lirimi i pengjeve dhe mposhtja e Hamasit, në fokus të telefonatës

Netanyahu diskuton me Trumpin për Gazën/ Lirimi i pengjeve dhe mposhtja e Hamasit, në fokus të telefonatës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një telefonatë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, e cila u përqendrua në planet e Izraelit për vazhdimin e operacioneve në Rripin e Gazës, tha zyra e kryeministrit izraelit. "Të dy diskutuan planet e Izraelit për të marrë kontrollin e bastione të mbetura të Hamasit në Gaza, me qëllim që të arrihet fundi i luftës, lirimi i pengjeve dhe mposhtja e Hamasit", thuhet në njoftim. "Kryeministri Netanyahu falënderoi Presidentin Trump për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës." Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se pret të përfundojë një ofensivë të re në Gaza "mjaft shpejt", ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së dëgjoi kërkesa të reja për t'i dhënë fund vuajtjeve në enklavën palestineze....